TIRANE- Katër shtetas janë vënë në pranga, pasi në ambientet e hotelit ku po pushonin iu gjetën rreth 15 gramë kokainë. Më datë 18 shtator, nga efektivët blu të Seksionit për Narkotikët u arrestuan në flagrancë shtetasit; Gëzim M., 40 vjeç, banues në Tiranë; Gentian Xh., 41 vjeç, banues në Tiranë; Alma O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shtetasi Roland M., 22 vjeç, banues në Tiranë, sepse në një nga dhomat e hotelit ku ata ndodheshin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 14.8 gramë lëndë e dyshuar e llojit kokainë.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia, rezultoi se shtetasit e mësipërm, përveç përdorimit të substancave narkotike kishin parregullsi edhe në biznes.

Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se subjekti “Hotel R” mbante punonjës të pasiguruar, posedonte në pjesën e barit printer jofiskal, ku nuk regjistronte personat që merrnin shërbimin hotelier, si dhe nuk lëshonte kuponë tatimorë për klientët e hotelit. Mbi katër të arrestuarit rëndojnë tri vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, vepër e parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: