Një person që ndodhej pranë ambienteve të Teatrit Kombëtar në momentin kur u hapën dyert e tij po transportohet me ambulancë drejt spitalit.
Personi në fjalë, që protestonte është lënduar gjatë momentit që artistët po hynin brenda ambienteve të TK. Mësohet se ai ka rënë brenda një pishine afër TK dhe për pasojë ka marrë lëndime.
Ai është parë të transportohet me barrelë drejt ambulancës që e ka transportuar më pas drejt spitalit për ndihmë më të specializuar.
(BalkanWeb)