SARANDE
Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohen për kundërshtim të punonjësve policorë.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit I.D dhe Dh.Ç përkatësisht 18 dhe 58 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
- D., 18 vjeç, banues në Himarë.
Dh. Ç., 58 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi më datë 24.07.2019, në një lokal të lagjes nr.1 Sarandë, kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
(d.xh/Balkanweb)