TURQI – Turqia vazhdon të hedhë hapa të vendosur në luftën kundër terrorit, duke premtuar një shpërblim deri në 1.2 milionë euro për informatorët që sigurojnë kapjen e terroristëve. Në fakt, shteti turk do të zbatojë sistemin: 5 ngjyra dhe 5 shpërblime.
Sipas rregullores së Luftës Kundër Terrorit, lista e personave të kërkuar për akte terroriste është kategorizuar në 5 ngjyra. Sipas gradave janë përcaktuar edhe ngjyrat: e kuqe, blu, e gjelbër, portokalli dhe e zezë.
Ndërkohë që, për kryetarët e grupeve terroriste është përcaktuar një ngjyrë. Ata që denoncojnë në linjën e ministrisë turke për kryetarët e organizatave terroriste DHKP-C, ISIS, MLKP dhe PKK do të shpërblehen deri në 4 milionë lira turke, pra rreth 1.2 milionë euro.
Ndërkohë, ditën e djeshme mijëra vetë i janë bashkuar tubimit anti-terror në Stamboll. Demonstrata e quajtur “Një Zë Kundër Terrorizmit” është mbajtur në sheshin “Jenikapi”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
