Me lojtarët e mëdhenj të bllokuar nga klauzolat e paarritshme, skuadrat kryesore janë duke investuar te talentet për të forcuar ekipet e tyre. Vetëm Hazard, Grizman dhe Mendi janë mbi 23 vjeç nga 10 lojtarët më të shtrenjtë të kësaj merkatoje.

ZHOAO FELIKS- 126 milionë euro. Kur shpenzohen kaq shumë miliona për të blerë një lojtar 19-vjeçar, është normale që pritshmëritë të jenë të larta duke parë shanset që ka një talent të rritet. Në ndeshjen e parë me Atletikon e la fushën e lojës pa bujë të madhe, por në derbin kundër Realit fitoi të gjitha pikët. Një gol, dy asiste dhe shumë pasime të një niveli të lartë. Atletiko po shijon lojtarin, ndërkohë që Benfika ka sistemuar bilancin për vitet e ardhshme.

matthijs-de-ligt-juventus-2019-20_1du86ay84nxpc1aw9tk4hj5aqh

MATIJS DE LIGT- Holandezi i ardhur nga Amsterdami është pa asnjë dyshim një blerje me “B” të madhe për skuadrën e Juventusit, jo shumë larg asaj të Ronaldos 12 muaj më parë. Kartoni i tij nuk i ka kapur tri shifrat, por 85 milionë eurot e paguara për një 19-vjeçar që vitin e kaluar arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nuk janë pak. Duke lënë mënjanë autogolin me Interin, De Ligt ka treguar gjëra pozitive, por kampionin që Juventusi pretendon se ka transferuar do ta shohim në të ardhmen.

maxresdefault

LUKAS HERNANDEZ Bavarezët kanë shpenzuar më shumë se çdo verë tjetër në merkato dhe ky ishte një premtim i drejtuesve. Pasi arritën marrëveshjen një vit më parë për Benzhamë Pavarin, Bajerni shpenzoi 80 milionë euro për mbrojtësin e Atletikos së Madridit, Lukas Hernandez. Me ish-lojtarin e Shtutgartit dhe me francezin, Bajerni ka si synim që të rinojë repartin e mbrojtjes pas largimeve të Rafinjës dhe Humelsit. Nëse transferohet Sane, atëherë duhet ta ribëjmë këtë klasifikim.

de jong

DE JONG- Ishte i pari që u përshëndet me Ajaksin për të nisur aventurën me Barcelonën. Në sezonin e fundit të çmendur të holandezëve ai ishte si zemra që pulsonte në mesfushë. Katalanasit nxituan dhe paguan menjëherë 75 milionë euro për kartonin e tij. De Jong tashmë është në ambientin më të mirë të mundshëm për t’u rritur dhe për të treguar talentin që na mahniti me Ajaksin.

rodri0407a

RODRI- Po përflitet në orët e fundit një kalim i Ojarzabalit nga Sociedadi drejt Sitit për të lënë të lirë Sanenë, por për momentin goditja më e madhe e “qytetarëve” të Guardiolës është Rodri. Për ta transferuar në Angli mesfushorin spanjoll, trajneri bindi klubin që të paguante klauzolën 70 milionë euro. Pep duket se ka parë lojtarin e duhur për të përmirësuar një skuadër që duket thuajse perfekte.

luka-jovic-real-madrid-1560349200-22925

JOVIÇ- Viti i dështuar i “galaktikëve” detyroi Perezin që të futej me dhunë në merkato dhe të bënte disa blerje. Sulmuesi serb u transferua nga Aintrahti i Frankfurtit dhe duhet të mësojë nga Benzema “sekretet” e këtij profesioni sepse 60 milionë euro nuk janë pak. Në derbin kundër Atletikos u largua për shkak të një problemi fizik dhe sigurisht që aventura e tij me Realin mund të kishte nisur ndryshe.

Ndombele2

NDOMBELE- Vendi i dytë në Champions pa bërë fare merkato ka konfirmuar se Totenhemi ishte në rrugën e duhur, por duke pritur destinacionin e ardhshëm të Eriksenit, drejtuesit transferuan yllin e Lionit, Ndombele. Është 22 vjeç dhe për të ka pasur interesim edhe nga Juventusi. “Spërsat” paguan 60 milionë euro dhe tani duhet të shihet rritja e tij.

bisaka

UAN BISAKA- Sigurisht, autogoli që ndërpreu rrugëtimin e Anglisë U-21 në Europianin e Italisë nuk është videoja më e mira që mund të shohim për mbrojtësin e lindur në vitin 1997, por vendosmëria e Junajtid dhe 60 milionë eurot e shpenzuara flasin vetë. Një vit më parë luajti 35 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Faleminderit Kristal Palas, por të gjitha rrugët të çojnë në Mançester.

Militao23

EDER MILITAO- Mbrojtës qendre i lindur në vitin 1998. Shënoi 5 gola dhe dha 5 asiste në kampionatin portugez dhe në Champions. Nuk është nga ata lojtarë që duhet ta ulësh në stol, por nga ata mbi të cilin mund të ndërtosh skuadrën e së ardhmes. Reali e ka zgjedhur atë si pasardhësin e Ramosit dhe Porto tregoi çmimin: 50 milionë euro. Perez e pagoi menjëherë dhe shpreson që Militao të ketë të paktin fatin e Pepes, i cili në Madrid fitoi disa trofe.

 

D-jVavyWkAEOxZp

TIELEMANS- I ri i talentuar dhe impresionues nga Anderlehti, por te Monako nuk arriti të linte gjurmë. Pesë golat e shënuar nga gushti në dhjetor ishin të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e disa skuadrave në Europë. Leiçesteri vendosi t’i jepte një shans dhe tani e bleu plotësisht kartonin e tij për 45 milionë euro. Tre gola dhe 5 asiste në 5 muaj me skuadrën ku Klaudio Ranieri bëri historinë. Kaq mjaftuan si fillim. /Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb