TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të turpshme paraqitjen e Shqipërisë në ekspozitën botërore në Milano, Expo 2015. Sipas tij, pavioni i Shqipërisë në këtë ekspozitë dukej si ai i një vendi të braktisur dhe të shkretuar.
“Paraqitje e turpshme e Shqiperise ne ekspoziten boterore ne Milano, Expo 2015!
Te dashur miq, pavioni i Shqiperise ne ekpoziten boterore te Milanos, Ekspo 2015, eshte nje pavion i shkretuar apo pavioni i nje vendi te braktisur. Shqiptaret qe vizitojne kete pavion mbeten jo vetem te zhgenjyer por dhe te turperuar me pavionin qe perfaqesohet vendi i tyre. Nderkohe Edi Rama pronoton per te lare parat e tij te pista dhe ekspozuar zhgarravinat e tij me fondet e takspaguesve sallat me te kushtueshme ne Europe. Njeri prej vizitorve te Ekspo 2015 e pershkruan pavionin e Shqiperise me tre fjale “turp,turp, turp”. Ai iu ben thirrje mediave te ngrene zerin e tyre ndaj ketij turpi perfaqesimi te turpshem te Shqiperise ne Ekspo 2015! sb”
Berisha ndërkaq ka postuar edhe disa foto, bashkangjitur këtij reagimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
(BalkanWeb)
