LIBRAZHD
Është betuar sot kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra si dhe është konstituuar këshilli i ri bashkiak
Gurra ka marrë sot zyrtarisht mandatin e dytë rradhazi, që erdhi pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se në detyrën e kryetarit të këshillit bashkiak është zgjedhur Shefki Bahiti. Kujtojmë se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan pa pjesëmarrjen e partive opozitare.
(ed.me/BalkanWeb)