Djali i një biznesmeni nafte, Andi Iljas Fisheku është kërcënuar me jetë nga dy persona të shpallur në kërkim, pasi sipas tij u kishte borxh 1 mijë euro, shkruan Panorama.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Sipas Policisë, Dejvis Rustemaj dhe Anxhelino Çervanaku i kishin dhënë 1 mijë euro borxh Andi Fishekut, djalit të biznesmenit Iljas Fisheku.

Dy të kërkuarit janë takuar me Fishekun në rrugën “Mine Peza” dhe i kanë vënë pistoletën në kokë duke e kërcënuar se nëse nuk dorëzonte paratë brenda javës do të vritej. Kallëzimin e ka bërë vetë djali i biznesmenit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të kanosjes.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb