ANGLI

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do t’i shpallë zgjedhjet menjëherë pas Brexit, gjithmonë nëse parlamenti nuk shpreh besim në qeverinë e tij.

Ky lajm raportohet nga prestigjiozja “Financial Times” e cila shkruan se ky zhvillim konfirmohet nga bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit  së Mbretërisë së Bashkuar.

Më tej pritet që Johnson të përballet me një votë mosbesimi menjëherë pasi parlamenti të fillojë punën pas pushimit të verës.

“Nuk mund t’i parandalojmë të na detyrojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por ne kontrollojmë kohën dhe do të caktojmë një datë për mbajtjen e tyre pas 31 tetorit”-thanë burimet pranë tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb