FIFA “godet” përsëri klubin spanjoll të Barcelonës. Organizmi i lartë i futbollit botëror i është përgjigjur negativisht kërkesës së Barcelonës për regjistrimin e menjëhershëm të përforcimit të ri, Arda Turan, pas dëmtimit të rëndë të mesfushorit Rafinha.

FIFA ka refuzuar që mesfushori turk të luajë për Barcelonën më parë se janari i vitit 2016, kur do të skadojë dënimi i dhënë më parë nga FIFA për regjistrimin e futbollistëve nga ana e Barcelones, shkruan shtypi vendas.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: