MAMURRAS
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Balkanweb” se kanë gjetur person të shtrirë në rrugë në Mamurras.
Ai shprehet se burri quhet Festim Hoxhaj dhe është nga fshati Kreshtan i Fierit.
Qytetari thotë se e kanë dërguar mbrëmë vonë në komisariatin e Laçit, ndërsa sot nuk është parë më në të njëjtin vend.
(d.xh/Balkanweb)