Nga: ZONJA VJOLLCA*
Shëndetlie
3 vezë të plota
1 të verdhë veze
200 gr arra
200 gr gjalpë
1 pako pluhur pjekës
5 lugë gjelle mjaltë
500 gr miell
Për shërbetin:
3 gota sheqer
1 1/3 gotë ujë
2-3 feta limon
5 copë karafil
Pak vanilje
Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur një tenxhere me ujë, sheqer, pak vanilje, karafil dhe 2-3 feta limon dhe e lemë në temperaturë mesatare derisa sherbeti të kalojë në vlim.
Në një tas vendosim 3 kokrra vezë, shtojmë sheqerin dhe e trazojmë me telin e vezëve ose me një lugë druri, sapo të shkrijë sheqeri shtojmë gjalpin e shkrirë të ftohtë, mjaltin dhe arrat e thërrmuara. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund me anë të një site shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E trazojmë me lugën e drurit derisa të formohet një brumë i trashë. Lyejmë një tepsi me gjalpë vendosim brumin duke e niveluar mirë dhe në fund e lyejmë me të verdhën e vezës sipërfaqen. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. E shërbetosim pasi shëndetlia të jetë ftohur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
