Bangladesh

Femrat në Bangladesh nuk janë më të detyruara të deklarojnë nëse janë të virgjëra në certifikatat e martesës. Fjala “e virgjër” do të hiqet nga këto certifikata.

Ky është vendimi nga gjykata e lartë e vendit, pasi aktivistët e kundërshtuan termin duke e quajtur “poshtërues dhe diskriminues”.
Sipas ligjeve të martesës fetare në vendin aziatik, një nuse duhet të zgjedhë njërën nga tre opsionet në certifikatë – e virgjër, e ve ose e divorcuar.

Ky ndryshim është cilësuar si një vendim mjaft i rëndësishëm per nje komb si Bangladeshi, pasi 90% e popullsisë është myslimane dhe kritikët theksonin se ky është një term poshtërues dhe diskriminues.

Në një vendim të miratuar dje, Gjykata e Lartë e vendit urdhëroi qeverinë të hiqte termin në fjalë dhe ta zëvendësojë atë me “ epamartuar”, bën me dije AFP.

Gjykata pritet të botojë vendimin në gazetë zyrtare, dhe ndryshimet në certifikatë duhet të hyjnë në fuqi deri atëherë. Grupet e të drejtave kishin kritikuar prej kohësh termin e përdorur në certifikatat e martesës që nga viti 1961, duke thënë se kjo cenon privatësinë e gruas dhe konteston nderin e saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb