SHBA

Bashkëshortja, djali dhe vjehrra e yllit amerikan të bejsbollit, Blake Bivens, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Virginia mbrëmjen e së martës.

Policia në Virginia të Shteteve të Bashkuara ka ndaluar në kohë kunatin e Bivens, Matthew Bernard, që tentoi të largohej pas vrasjes së tre të afërmve të vet. Ai doli në rrugë i zhveshur lakuriq dhe nisi të vrapojë. Trupi i nënës së 19-vjecarit u gjet në rrugën para shtëpisë, ndërsa dy viktimat e tjera, motra 24 vjeçe dhe djali i saj 1 vjeç u gjetën brenda shtëpisë.

Matthew Bernard Mugshot
Matthew Bernard Mugshot

Bivens, lojtar i Tampa Bay Rays në Major League Baseball, ndodhej në Alabama në momentin e tragjedisë. Ai pritej të luante për Montgomery Biscuits në Minor League Baseball. Por, kjo ndeshje është shtyrë në shenjë respekti për të.
Në një komunikatë, klubi i tij Tampa Bay Rays ka thënë: “Tragjedia e Blake na ka thyer zemrat. Ne po mbajmë zi me të dhe do ta përkrahim atë në çdo mënyrë që mundem.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: