Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë paradite në aksin Korçë-Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë një person.

Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” fotografi nga vendngjarja, në të cilat shihet se përplasja “kokë më kokë” mes dy makinave ka qenë shumë e forta, sa që të dyja janë shkatërruar thuajse plotësisht në pjesën e përparme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur rëndë ka mbetur njëri nga drejtuesit e mjeteve. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: