Celta Vigo ka marrë në huazim Rafinha Alcantara, megjithëse mesfushori brazilian fillimisht rinovoi kontratën e tij me Blaugrana para se të bënte kalimin. Kontrata e Rafinha mbaronte verën e ardhshme, kështu që Barcelona ishte në dijeni se ata mund ta humbnin atë për asgjë nëse ai luan mirë te Celta. Prandaj, ata kanë zgjedhur të zgjasin kontratën e tij me një vit, që do të thotë se marrëveshja e tij e re përfundon në 30 qershor 2021.
Me pak fjalë, Barcelona nuk dëshironte të përsëriste situatën e Munir El Haddadi. Celta do të paguajë pagat e Rafinha gjatë huazimit, ndërsa Barcelona mund të marrë deri në 1.5 milion euro nëse arrihen objektiva të caktuara te Balaidos këtë sezon.
Ishte gjithnjë qëllimi i Rafinha për t’u larguar nga Camp Nou pasi ai dëshiron të luajë rregullisht. Për Rafinha, ai po kthehet në një vend ku është i qetë. Ai ka luajtur për Celta që fëmijë para se të hynte në akademinë e La Masias.
BalkanWeb
