Aplikimi i këngëtarit amerikan, Chris Brown që të hyjë në shtetin e Australisë edhe zyrtarisht është refuzuar edhe zyrtarisht nga ministri australian i emigracionit, Peter Dutton.
Refuzimi i vizës i është bërë për shkak të dhunës që Chris Broën kishte përdorur ndaj ish të dashurës së tij, Rihanna, të cilën e kishte rrahur në vitin 2009, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.
“Njerëzit duhet të kuptojnë, se nëse keni kryer dhunë në familje dhe doni të udhëtoni në botë, ka vende që do iu thonë: Nuk mund të vini në vendin tonë, pasi nuk keni karakterin që ne presim në Australi”, ka thënë sentaroi Cash.
Chris Brown në Australi do të mbante turneun e tij “One Hell of a Nite”, në Sydney, Melbourne, Perth dhe Brisbane.
Ai ka 28 ditë për të apeluar vendimin për refuzimin e vizës. Biletat për koncertet e tij do të dalin në shitje të hënën.
(el.sp/BalkanWeb)
