ANKARA
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur mbështetjen e tij për nënat që protestojnë kundër terroristëve të PKK-së në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një takimi me medresantët në provincën lindore Malatya, Erdoğan tha se qeveria e jep maksimumin për të eliminuar terroristët.

Disa familje në provincën juglindore Diyarbakir nisën një protestë duke u ulur para zyrës provinciale të partisë opozitare HDP-Partia Demokratike e Popullit, e akuzuar prej kohësh nga qeveria për lidhje me grupin terrorist PKK.

Nënat, që pretendojnë se fëmijët e tyre janë rrëmbyer nga bashkëpunëtorët e PKK-së, dëshirojnë të shpëtojnë fëmijët e tyre nga duart e grupit terrorist.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: