Humbja kundër Francës ka lënë një shije të hidhur në kampin kuqezi, pavarësisht pesësh së kampionëve të botës. Edi Reja duhet të gjejë formulën e duhur për të rigjeneruar ekipin përfaqësues brenda pak ditësh. Të motivosh një grup të dërrmuar në aspektin psikologjik nuk është aspak e lehtë por probleme po shfaqen dhe brenda fushës së lojës.
Përpara sfidës kundër Islandës, tekniku italian ka humbur shërbimet e Etrit Berishës. Gardiani kuqezi është detyruar të largohet nga grumbullimi si pasojë e një dëmtimi. Vendin e tij do ta marrë si gjithnjë Gentian Selmani, portieri i përfaqësueses U-21. Pavarësisht dëmtimit të Berishës, porta është gjëja e fundit që Reja duhet të shqetësohet, Strakosha është një portier që dhuron garanci pavarësisht katër golave të pësuar kundër Francës.
(BalkanWeb)
