TIRANE
Ndërsa ka bërë mbrojtjen e tij në seancëN gjyqësore, ku prokuroria lexoi pretencën ndaj tij, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka kursyer as ministrat e kabinetit qeveritar ku vetë bënte pjesë.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se ndërsa bënte mbrojtjen për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ish-ministri Tahiri ka ironizuar edhe faturat e kripura të hoteleve, në vizitat zyrtare jashtë shtetit te ministrave, të cilat u bënë publike nga mediat për ministrat e kabinetit, por i pa përmendur emra ato.
“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka cuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.” mësohet të jetë shprehur Tahiri.
Gazetarja Lala tha se kjo deklaratë e ish-ministrit Tahiri, u pasua me ilaritet e të qeshura në sallë.
(BalkanWeb)