Reperi i njohur, Stresi, ka bërë të ditur pak ditë më parë se është zhvendosur tashmë në Prishtinë për të jetuar. Ai do të vazhdojë aktivitetet e tij muzikore dhe prodhimet e reja nga kryeqyteti i Kosovës, pas një jetese 33-vjeçare në Tiranë. Stresi është i njohur edhe për postimet e tij kontroverse në rrjetet sociale, për të cilat është diskutuar çdoherë në media.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një video, ku shihet teksa ka pranuar një dhuratë të veçantë nga një prej miqve të tij më të mirë.

Bëhet fjalë për një pako ‘Gucci’, e cila bashkë me të, kishte të lidhur edhe një qese lëndë narkotike. “Hiç spo ma nin për këta (Guccin), por kjo që më ka ardhë fresh (lënda narkotike)”, dëgjohet duke thënë Stresi përgjatë videos.

Ndërkohë, ai ka falënderuar mikun e tij për dhuratën, teksa nuk ka treguar në detaje se çfarë kishte brenda pakos “Gucci”.

Stresi Gucci
Stresi Gucci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: