Kur Facebook nuk funksionon, siç ndodhi mbrëmë për më shumë se një orë njerëzit i kap paniku. Dhe jo vetëm përdoruesit. Janë disa persona në Menlo Park që vuajnë më shumë se ne: përgjegjësit e pjesës së publicitetit të rrjetit social. Jo Facebook, jo reklama; jo reklama, jo para. Për çdo minutë të FacebookDown, janë më mijëra dollarë të ardhura më pak.

Por sa saktësisht? Shifrën ekzakte nuk do ta dimë kurrë. Por mund të japim një ide duke u bazuar në të ardhurat publicitare të Menlo Park në tremujorin e dytë të 2015, janë 3,827 miliardë dollarë. Me makinën llogaritëse në dorë, çdo minutë keqfunksionimi të Facebook i kushton rrjetit social pak a shumë 30.000 dollarë humbje të ardhurash publicitare. Pra, kur të ketë sërish FacebookDown nuk do të ndiheni më keq se Mark Zuckerberg.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: