Nga: ZONJA VJOLLCA*
Frikase me mish qingji
1 kg mish qingji
3-4 qepë të njoma
1 litër qumësht
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalpë
1-2 kokrra vezë
½ lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Fillimisht në një tenxhere do të vendosim mishin dhe qepët e njoma të prera imët. I kaurdisim për 5 minuta pa kaluar në skuqje dhe shtojmë në tenxhere qumështin aq sa të mbulohet komplet mishi. E lemë mishin e qingjit të ziejë derisa të shikojmë që mishi të mund të shkëputet lehtë nga kocka. Në këtë moment që mishi ka zier plotësisht vendosim një tigan me dy lugë gjalpë dhe 2 lugë miell. E kaurdisim miellin derisa të fillojë të zverdhet pak. Më pas e shuajmë me qumësht duke përdorur pak qumësht të ftohtë fillimisht që të mos na bëhet kokrra-kokrra. Në fund e presim me vezë dhe limon dhe e shtojmë në tenxheren ku kemi zier qumështin. E shërbejmë të ngrohtë duke e pudrosur sipas dëshirës me piper të zi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
