Pavarësisht punës intensive dhe bashkëjetesës në çdo moment të ditës me lajmin, stafi i News24 dhe Gazetës Shqiptare gjen kohë edhe për të falënderuar dhe uruar ata që punojnë palodhur me përkushtim për të përcjellë sa më korrekt informacionin tek publiku. Dhe sot redaksia ka festuar 3 gëzime në një ditë.
Drejtori i Informacionit në News24, Enton Abilekaj është përballur me një surprizë të veçantë për ditëlindjen e tij të 42-të, një tortë as më pak e as më shumë me ekranin e News24. Ndërkohë që entuziasmi është shtuar më shumë, pasi ditëlindjen e ka festuar edhe zëvendëskryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Tedi Blushi dhe moderatorja bukuroshe e News24, Senada Jaho. Urimet, falënderimet dhe lulet kanë mbushur sot redaksinë! Me këto urime bashkohet edhe stafi i BalkanWeb!
(m.k/BalkanWeb)
