Në Samitin e Kombeve të Bashkuara kundër ekstremizmit të dhunshëm në SHBA ka marrë pjesë edhe kryeministri i rizgjedhur grek Aleksis Tsipras. Dhe sigurisht që nga vizita në SHBA, nuk do të mungonte edhe një foto e çiftit Tsipras me çiftin Obama e bërë gjatë darkës së organizuar të martën nga Presidentin amerikan.

Por gjuha e trupit tregon shumë dhe në këtë rast, kryeministri grek dhe bashkëshortja e tij, Baziana duken pak në siklet. Aleksis duket sikur nuk ndihet rehat edhe nga pozicionimi i këmbës, ndërsa gruaja e tij ka një buzëqeshje aspak natyrale, kundrejt Michelle dhe Barack që duket shumë të kënaqur.

Tsipras vijon të mbajë veshjen e tij tradicionale, pa kravatë, ndërsa bashkëshortja e tij kishte veshur një fustan të zi, në dukje i thjeshtë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: