TIRANË – Shifrat e punësimit, që kanë ndezuar debate të ashpra ndërmjet PD-së dhe Qeverisë për vërtetësinë e tyre, kanë nxitur kreun e Qeverisë Edi Rama t’i përgjigjet sot PD-së me shifrat e INSTAT-it, ndryshe nga një ditë më parë, kur i referohej Sigurimeve Shoqërore. Sipas Ramës, nga viti i kaluar janë punësuar 78 844 persona.

“Ja edhe anketa e INSTAT-it për forcat e punës, – shkruan Rama në Fb, – meqë disa kanë qejf t’i referohen INSTAT-it kur ne i referohemi Sigurimeve Shoqërore! Vetëm se kjo e INSTAT-it tregon qartë se jemi në rrugën e punësimit real.”

Sipas anketës, 78 844 persona janë punësuar më shumë se një vit më parë duke e çuar në 1 043 032 numrin e të punësuarve deri në tremujorin e tretë të 2014-ës. Ndërsa,
në tremujorin e tretë të 2013, numri i tyre ishte 964 214.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: