Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është larguar nga tryeza e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Para se të largohet ai bisedoi edhe me ambasadorin e OSBE-së.
Gazetari i “BalkanWeb” Ergys Gjençaj raporton se përfaqësuesi i selisë blu ishte në tryezë vetëm për të mbajtur fjalimin, të cilin e referoi para të pranishmëve pak minuta më parë .
Gjatë fjalës së tij në konferencë, përfaqësuesi Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme.
(n.m/BalkanWeb)