ROMË-Tri shoqata italiane të konsumatorëve njoftuan sot se kanë parashtruar një ankesë ndaj gjigantit amerikan të ushqimit të shpejtë “McDonald’s” me akuzën për mashtrim fiskal në gadishull.
Tri shoqatat i janë drejtuar Policisë Financiare italiane për të denoncuar “pretendimin e dyshuar për shkelje të standarteve tatimore” duke i kërkuar institucioneve italiane të nisin hetimet në lidhje me një evazion të mundshëm fiskal, referuar kësaj komunikate.
Ato vlerësojnë se nga viti 2009 deri në vetin 2013, “McDonald’s”-i ka përfituar lehtësime financiare në Itali duke i pasqyruar në llogaritë bankare të një shoqërie të Luksenburgut duke evidentuar mungesën eventuale të shumës që duhet t’i kalonte si fitim shtetit italian me vlerë 224 milion euro.
Në muajin maj, Komisioni Evropian kishte njoftuar në Bruksel një rishyrtim të praktikave tatimore të kompanisë “McDonald’s”.
(ma.ar/BalkanWeb)
