Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë miell që fryhet vetë
½ filxhan gjalpë
1 filxhan sheqer
2-3 vezë
1 bustinë vanilje
5 kokrra mollë
2 lgj lëng limoni
Cipa e 1 limoni
Marmalatë pjeshke ose një fruti tjetër sipas preferences

Rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë gjalpin, vaniljen, cipën e limonit dhe miellin. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë brumi kremoz. Pastrojmë mollët nga farat dhe lëkura dhe i presim në 4 pjesë. Cdo pjesë e presim në fetëza por jo deri në fund.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe hedhim masën e përgatitur të kekut. Vendosim mollët lartë, i spërkasim mollët me pak sheqer dhe e vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 40-45 minuta. Pasi keku të jetë gati e nxjerrim nga furra dhe pjesët ku nuk kemi vendosur mollët i lyejmë me furçë me pak marmalatë sipas dëshirës.

(Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb