Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në autostradën Levan–Tepelenë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Buzmadh.

Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin Klevis Banavia, 25 vjeç, (i lenduar lehte) banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi Eljan Haliti, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja Elsa Milkurti, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: