Albana Osmani dhe Eneda Tarifa duket se nuk frekuentohen më si më parë. Të paktën kjo është ajo çfarë mediat online kanë shkruar ditët e fundit. Moderatorja e “Fiks Fare” dhe ajo e “Portokallisë” kanë disa kohë që nuk janë parë së bashku në ambientet publike.
Po ashtu, fotot që ndajnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, me ndjekësit në rrjetet sociale, nuk janë aq të shpeshta. Burime pranë televizionit ku punojnë dy bukuroshet, thonë se dy mikeshat janë ftohur me njëra-tjetrën prej gati një muaji.
Nëse u hedh një sy rrjeteve sociale, vajzat i kanë ende fotot me njëra-tjetrën, edhe pse nuk gjendet asnjë foto e re. Mbetet ende enigmë se çfarë ka ndodhur mes dy bukurosheve, që kalonin shumë kohë të dyja, madje duke i folur njëra-tjetrës me emrat: dashuri, zemër etj.
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)