LIBRAZHD
Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti rrugor në aksin Librazhd-Qafë-Thanë, ku një e moshuar humbi jetën dhe dy shtetase të tjera mbetën të plagosur, njëra prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duke qartë se trajleri ka goditur në pjesën anësore furgonin e pasagjerëve, ndërsa kjo ka rezultuar fatale për një nga pasagjeret e furgonit.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërsa grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.
(n.m/BalkanWeb)