POGRADEC
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Pogradecit. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra bazuar në informacionet e para thekson se ka dyshime se janë mbytur nënë e bijë në rezervuarin e Alarupit.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa priten detaje të reja në lidhje me rastin. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes.