Vetëm një mrekulli mund të bëj që Ole Gunnar Solskajer të qëndroj në bankinën e Man.United. Në kushtet kur ndodhen “djajtë e kuq”, në vendin e 12-të me vetëm 9-të pikë në 8-të ndeshje, vështirë se mund të ndodh një mrekulli për të ndryshuar fatet e sezonit dhe fatin e trajnerit, shkarkimi i tij duket thjeshtë çështje koke dhe i domosdoshëm.

Humbja e fundit kundër Newcastle ishte shumë e rëndë, një humbje e cila ka bindur drejtuesit e klubit për të ndryshuar timonier. Emrat që qarkullojnë për të zëvendësuar trajnerin norvegjez janë të shumë por ndryshe nga mediat britanike, “La Gazzetta dello Sport” ka një emër të ri, bëhet fjalë për Massimiliano Allegri.

Sipas të përditshmes italiane, Allegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar Solskjaer. Ish trajneri i Milanit dhe Juves aktualisht është i papunë por ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer të drejtoj një skuadër. Dëshira e Allegrit është të trajnoj jashtë Italisë dhe United është ekipi i duhur për tu rikthyer sërish në stol, një klub i madh, një emër i madh dhe një kampionat me shumë prestigj.
(BalkanWeb)
