Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, do të niset nesër për në Turqi, në përpjekje për të negociuar një armëpushim në Siri, sipas një deklarate nga zyra e tij dhe e konfirmuar nga presidenti, Donald Trump.
Pence planifikon të takohet të enjten me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe të paralajmërojë për sanksione të vazhdueshme të SHBA-së.
Ai pritet të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.//ATSH