Lista me intelektualët e Shkodrës, nga të cilët, shumica u pushkatuan e u burgosën. Tonin Harapi, Mark Kaftalli, Anton Harapi, Gjon Kapedani, Ndoc Shllaku, Palok Kurti, Mikel Koliqi e shumë emra të tjerë të njohur të artit dhe kulturës shkodrane, ishin pjesë e shoqërisë Don Bosko…

Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndër hapat e parë që u ndërmorën nën terror, ishin shpartallimi i të gjitha organizimeve kulturore e artistike, që deri atëherë i kishin shërbyer shoqërisë shqiptare si vatra të dijes e kulturës. Shoqëria Don Bosko ishte një ndër to. Edhe pse pati kontribute të mëdha në edukimin e shoqërisë me natyrë edukative, arsimore e kulturore, shoqëria Don Bosko u shpall si organizatë armike nga regjimi komunist. Shoqëria u konsiderua nga shteti komunist si armiqësore për popullin dhe rininë.

Tonin Harapi, Mark Kaftalli, Anton Harapi, Gjon Kapedani, Ndoc Shllaku, Palok Kurti, Mikel Koliqi e shumë emra të tjera të njohur të artit dhe kulturës shkodrane, ishin pjesë e shoqërisë Don Bosko, në gjysmën e parë të shekullit të shkuar. Shumë prej tyre u arrestuan, u burgosën ose u pushkatuan. Të tjerë, si Mark Kaftalli apo Tonin Harpi, mundën t’i shpëtojnë terrorit komunist./kujto.al

Më poshtë, botojmë të plotë listën e shoqërisë fetare “Don Bosko”:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb