LEZHE- Hiqet nga Kalaja e Lezhës, pllakata e Sulltan Sulejmanit, e kthyer në një burim debati mbi historinë dhe e vendosur dy herë në shënjestër të sulmeve të personave të paidentifikuar.

Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës.

Pas sulmit të disa ditëve më parë, Keqbërësit e goditën pllakatën edhe mrëmjen e së dielës, duke krijuar çarje në disa pjesë të saj. Pllakata u vendos në hyrje të Kalasë së Lezhës pas një vendimi që kishte marrë Ministria e Kulturës. Vendosja e saj solli reagime të shumta kundër, nga qytetarë dhe historianë, që e cilësuan një osmanizim të historisë shqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: