Hysenbelliu Group kërkon të punësojë individë energjikë, të motivuar, me potencial dhe integritet të lartë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE E AGJENTIT TË MARKETINGUT:
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin dhe hartimin e një plani strategjik dhe analitik sa më efektiv për kompaninë;
- Nëpërmjet marketingut operativ, të vërë në punë të gjitha strategjitë dhe taktikat për zhvillimin dhe shitjen e produkteve në treg;
- Të ketë njohje shumë të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit;
- Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi të blerjes dhe shitjes së hapësirave publicitare;
- Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
- Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
HYSENBELLIU GROUP mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.
Kandidatët e interesuar të dërgojnë një letër motivimi dhe CV-në e tyre në: [email protected]
Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.