TIRANE
Young Zerka po përflitet për një lidhje të re me një bionde bukuroshe, me të cilën u fotografua disa javë më parë në bregdetin e jugut. Ata u bënë bashkë për hir të klipit të ri të Zerkës, “Money” në bashkëpunim me Eri Dee, që u publikua së fundmi, por le të themi që janë kapur mat edhe jashtë punës.
Dyshja u shfaqen në skena shumë të zjarrta në pishinë, por ata u fotografuan edhe në vendlindjen e Zerkës, në Korçë, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre janë bërë serioze. Teksa të gjithë filluan të mendonin se Zerka është në një lidhje me Joanën, ai është filmuar në shoqërinë e Ronela Hajatit në njërin prej koncerteve të tij jashtë Shqipërisë.
Në pamjet e publikuara nga fansat, pasi ka filluar kënga e tyre e përbashkët “Syn i jemi”, të cilën Zerka po e këndonte i vetëm, në skenë është ngjitur edhe Ronela dhe performuan së bashku. Tani dimë të themi se fansat duan shumë t’i shohin bashkë Zerkën dhe Ronelën, ndaj dhe ata së fundmi u panë krah njëri-tjetrit në Itali në koncert, shkruan “IN TV”.
(BalkanWeb)