Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të raportit nga ana e Institutit zviceran lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Moliqaj tha se hetimet duhet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai tha se deklaratat kontradiktore të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin.

“Sistemi i drejtësisë, në rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”, ka shkruar Molliqaj.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb