6 gola në 3 ndeshje në Champions, nuk i kishte shënuar asnjë futbollistë më parë nën moshën 20-vjeç, e bën diçka të tillë Erling Braut Haaland, talenti i Salzburg që po mahnit të gjithë europën. 1,91 cm, 87 kg, 19-vjeç, Haaland shihet si talenti më premtues në europë. Sigurisht biondit norvegjez nuk e ka ende atë personalitet të një futbollist të madh, i mungon qetësia dhe saktësia në metrat e fundit por kurrsesi nuk i mungon talenti.
Me këtë formë të shfaqur këtë sezon, Haaland vetëm mund të përmirësohet, e të mendosh që dhe në këtë pikë mund të luaj kudo në çdo skuadër. Të gjithë “bigët” e futbollit europian kanë kthyer vështrimin nga ky lojtar, por për momentin Man.United është ekipi që po lëviz me shpejtësi dhe me hapa konkret për të blinduar sulmuesin e Salzburg. Sipas “Corriere dello Sport”, “djajtë e kuq” shohin te Haaland pasuesin ideal të Romelo Lukakut. United është në krizë goli, nga Mançesteri këtë verë u largua jo vetëm Lukaku por dhe Sanchez, një situatë e cila i detyron të futen në merkato për të gjetur një zgjidhje, Haaland është emri që i josh më shumë.
(BalkanWeb)
