TIRANE

Universiteti “Luarasi” ka zgjeruar rrethin e bashkëpunimeve me organizata të shoqërisë civile me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në gjallërimin e jetës akademike.

Studentët e drejtësisë në Universitetin “Luarasi” të cilët studiojnë në bachelor ose master  tashmë kanë një mundësi më shumë përpara pasi u nënshkrua një memorandum  bashkëpunimi me Organizatën e studentëve europian të drejtësisë dega Shqipëri të quajtur ELSA Albania. Ky bashkëpunim do të përfshijë një sërë aktivitetesh të përbashkëta, të cilat synojnë të krijojnë mundësi reale për studentët e drejtësisë, veçanërisht për më të përkushtuarit dhe ekselentët. Studentët mund të aplikojnë për të kryer praktika ligjore në studiot më prestigjoze në Romë, Paris, Vjenë  apo Londër por edhe brenda vendit.

Presidenti i ELSA Albania,  Marash Logu shprehet se kjo marrëveshje do të ofrojë për studentet e drejtësisë në universitetin “Luarasi” edhe mundësi të shumta trajnimi në shkolla dimërore dhe verore, si dhe pjesëmarrje në delegacione ne institucione ndërkombëtare.

Presidenti i Elsa Albania në takimin e zhvilluar me rektorin e universitetit “Luarasi”, profesor Et’hem Ruka u shpreh se studentet e drejtësisë së “Luarasit” kanë mundur të konkurojnë dhe përfundojnë denjësisht studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Organizata e studentëve europian të drejtësisë e ka qendrën ne Bruksel dhe ëshjtë e  shtrire ne 44 shtete te botes. Në Shqipëri eshte themeluar ne viti 1992 dhe organizon aktivitete te shumta përgjatë gjithë vitit akademik qe kane ne fokus studentet e drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb