Rita Ora ndodhet në Kosovë së bashku me familjen e saj, ku po merr pjesë në dasmën e një të afërmeje. Mediat kosovare sjellin foto dhe video, ku Rita duket tepër entuziaste dhe ka ndezur atmosferën festive në këtë eveniment.
E veshur me të kuqe, si shoqëruese nderi e nuses, Rita kërcen dhe këndon bashkë me të pranishmit këngët e dasmës. Ndërsa të gjithë dasmorët por sidomos të rinjtë e të rejat duan të bëjnë foto me të. Këngëtarja e famshme, është parë duke biseduar me Afrim Muqiqin, i cili po është këngëtari zyrtar i dasmës, me sa duket.
(m.k/BalkanWeb)
