Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë natës në Gjirokastër, ku për pasojë një person humbi jetën dhe u plagos një tjetër.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti ka qenë duke ngjitur aksin dytësor të Gërhotit që lidhet me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kthesë duke u përplasur me një mur anësor. Për pasojë humbi jetën pasagjeri Julian Loloçi, 34 vjeç dhe u plagos drejtuesi i mjetit, shtetasi Enrik Hyseni. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen detaje nga aksidenti në fjalë, ndërkohë që mendohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit. ‘BalkanWeb’ ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se mjeti është shkatërruar plotësisht.
(ed.me/BalkanWeb)