Në filmin shumë të pritur Charlie’s Angels, që pritet të dalë në nëntor Lavern Cox interpreton një instruktore super seksi
Artiste, këngëtare dhe producente Cox ka luajtur shumë filma.
47-vjecarja amerikane, që ka lindur mashkull, tani njihet si një trans dhe është edhe një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe lufton për komunitetin LGBQT.
Në filmin e drejtuar nga Elizabeth Banks, engjëjt e ri janë Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska. Por në tapetin e kuq të premierës së Charlie’s Angels në Los Angeles ka qenë pikërisht Laverne Cox që i ka lënë të gjithë me gojë hapur, teksa është shfaqur me një fustan plotësisht transparent dhe shumë të eksagjeruar.
Me një veshje tyli, të stiluar nga Hakan Akkaya, i gjatë deri në fund të këmbëve, por që i tregonte gjithçka pothuajse zbuluar.
Fustani i zi ka arritur të mbulojë vetëm një pjesë të gjoksit, dhe të pasmet.