Moti i keq ka goditur dhe Ersekën, ku për shkak të reshjeve të shiut dhe inerteve ka dalë jashtë funksionimit ujësjellësi. Për pasojë qindra qytetarë aktualisht janë pa ujë të pijshëm. Kreu i Bashkisë bën të ditur se do të ndërhyhet për largimin e inerteve. Gazetari Elton Dono informon se rreth 500 dele janë mbytur në Ersekë përgjatë kullotave në pjesën e poshtme të malit të Gramozit. Delet e ngordhura janë shprëndare përgjatë rrjedhës së lumit që ka vërshuar duke dalë dhe nga shtrati. Gjithashtu uji ka marrë me vete dhe një autobus dhe e ka cuar poshtë rrjedhës, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Erseka përvec ndërprerjes së energjisë nga stuhia me erë dhe shi, dëme janë shkaktuar dhe në rrugë ku inertet kanë bllokuar rrugën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb