TIRANE – Në faqen e saj online, e përditshmja suedeze “Expressen.se” e ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016, që do të zhvillohet në Francë.
Ajo që e bën më të veçantë raportimin e kësaj gazete është fakti që ka uruar në gjuhën shqipe me titullin “Urime Shqipëri”, transmeton televizioni publik i Kosovës.
Në artikullin rreth suksesit historik të Shqipërisë, kjo gazetë ka marrë një prononcim edhe nga futbollisti kosovar i Malmos, Agon Mehmeti, ndërsa ka cituar edhe fjalët e kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana, pas ndeshjes me Armeninë.
(er.nu/BalkanWeb)
