JERUZALEM- Të paktën dy të vrarë dhe shumë të plagosur sot në mëngjes gjatë dy atentateve në Jerusalem, njëri me armë të ftohtë në një autobus ndërsa tjetri me makinë shtypi disa persona dhe më pas i sulmoi me thikë, në një lagje hebreje ultra-ortodokse, sipas forcave të shpëtimit.
“Një nga sulmet ndodhi në një autobus linje në lagjen hebreje Armon Hanatziv në Jerusalemin Lindor, pjesa palestineze në qytetin e pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli, ku mbeti i vrarë një bur 60 vjeç dhe u plagosën katër të tjerë, ku njëri në gjendje të rëndë”, njoftuan forcat e shpëtimit.
Sipas dëshmitarëve, një nga sulmuesit ishte me armë zjarri ndërsa tejtri me thikë.
“Të dy sulmuesit u vranë”, njoftoi policia izraelite.
Disa minuta më vonë, një person u drejtua me makinën e tij drejt disa kalimtarëve në një stacion autobusi në Jerusalemin Perëndimor duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër.
Më pas ai doli nga makina dhe u përpoq të godiste me thikë kalimtarët.
“Ai u plagso me plumba dhe u arrestua”, deklaroi policia.
(d.b/BalkanWeb)
