Prokurorët britanikë kanë akuzuar një 23-vjeçar nga Irlanda Veriore për vdekjen e 39 personave nga Vietnami, trupat e të cilëve u gjetën në frigoriferin e një kamioni muajin e kaluar.
Policia në Essex tha se Christopher Kennedy është akuzuar për komplot për organizimin e trafikimit të njerëzve dhe për komplot duke thyer ligjin e imigracionit në Britani.
Siç është planifikuar, ai pritet të paraqitet në gjykatë të hënën.
Trupat u gjetën më 23 tetor në qytetin anglez Grays.
Policia britanike tashmë ka akuzuar 25-vjeçarin Maurice Robinson, shoferin e kamionit, gjithashtu nga Irlanda Veriore, me 39 akuza për vrasje dhe komplot për trafikim me njerëz. Ai akuzohet se ka çuar kabinën e kamionit në Purfleet të Anglisë, ku mori kontenjerin, i cili kishte mbërritur me traget nga Zeebrugge e Belgjikës.
Ndërkohë një tjetër i dyshuar po mbahet në Irlandë.//AA