Basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu, është dënuar me përjashtim përjetë nga ana e Federatës së Basketbollit të Shqipërisë. FSHB ka zyrtarizuar vendimin e saj ditën e sotme si pasojë e dhunës barbare që Deliu ushtroi ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.
Por nuk përfundon me kaq, pasi Deliu është vënë menjëherë nën arrest nga forcat e policisë së Durrësit, ndërsa rrezikon dhe dënim penal për aktin e tij. Incidenti u regjistrua në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ku Tirana po luante në transfertë ndaj Teutës. Deliu nuk pranoi vendimet e Muhos duke e gjakosur dhe shembur përtokë këtë të fundit.
daliu tirana basketboll on Vidnews.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, pati reaguar edhe Federata Shqiptare e Basketbollit, që e cilësoi “dhunën barbare të ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme,” ku deklaroi se “mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës”.
(Balkanweb)